Pak para se të mbahet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është parë duke biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.

Bislimi ka biseduar edhe me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak para nisjes zyrtare të takimeve.

Ditën e sotme do të zhvillohet takimi i delegacionit të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Të pranishë në këtë takim do të jenë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç me qëllimin e përbashkët për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim mbi bazën e propozimit të BE-së për dialogun.

Ndërmjetësues të takimit janë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në cilësinë e vëzhguesit është i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA