Zelensky reagon për urdhër-arrestin ndaj Putin: Përgjegjësi për dërgimin e kriminelit në burg

17/03/2023 23:09

Gjykata Ndërkombëtare Penale të premten nxori një urdhër-arrest për presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtaren ruse Maria Lvova-Belova për krijimin e një skeme për deportimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë.

Gjykata tha se ka dyshime të arsyeshme për të besuar se Putini mban përgjegjësi individuale për krimet e kryera, dhe se i ka kryer ato në bashkëpunim me të tjerë. Ai gjithashtu është përgjegjës se ka dështuar për të ushtrojë kontroll në mënyrën e duhur mbi vartësit ushtarakë që kryen këto akte.

Sipas prokurorit të çështjes Karim Khan krimet që prekin fëmijët ishin prioriteti i tij kryesor kur ai erdhi në rol “Fëmijët janë pjesa më vulnerabël e shoqërisë sonë dhe ata që kanë më shumë nevojë për mbrojtje,” thotë ai.

Për akuzat ka reaguar dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili tha se pas këtij vendimi historik vjen edhe një përgjegjësi historike. Sipas tij është vetëm fillimi për të dënuar një kriminel lufte si Putini.

Akuzat janë të parat që lëshohen për zyrtarët në Moskë që kur filloi sulmi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë.

Historiku ka treguar që është e pangjarë të nisë një gjyq në Hagë. Rusia nuk është pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe gjykata nuk zhvillon gjyqe në mungesë, kështu që çdo zyrtar rus ose duhet të dorëzohet nga Moska ose të arrestohet jashtë Rusisë për tu ballafaquar me akuzat.

Qeveria ukrainase thotë se shumë nga fëmijët e humbur janë dërguar forcërisht në Rusi. Qeveria ruse nuk e mohon marrjen e fëmijëve ukrainas dhe e ka vënë në qendër të propagandës së saj, adoptimin e tyre nga familje ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA