Dy deputetëve nga Serbia kanë dalë përpara Dumës ruse duke mbajtur në duart një flamur me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.
Kjo ishte mënyra që zgjodhën ligjvënësit e djathtë serbë për t’i treguar zyrtarëve rusë se e kundërshtojnë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Plani franko-gjerman përbën pikën kryesore të axhendës së takimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Ohër në 18 mars, nga i cili SHBA-ja e BE-ja presin progres në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Ky propozim është kthyer në një test të vërtetë për situatën e brendshme të Vuçiçit, që përballet me indinjatën e protestat e ekstremit të djathtë. Dy deputetët që dolën përpara parlamentit rus i përkasin lëvizjes Dveri, pjesë e bllokut të opsioneve të djathta në Parlamentin e Serbisë – koalicioni i Nada (Shpresa) dhe Zavetnici (Të betuarit) – që ka paralajmëruar një protestë masive përpara takimit në Maqedoninë Veriore. Kërkesa kryesore në këtë protestë do të jetë pikërisht refuzimi i propozimit europian për Kosovën.
Arsyeja e lëvizjes së dy deputetëve të Dverit ishte të shpalosnin bindjen e tyre se Rusia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ehe bllokon anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, padyshim kujdeset më shumë për interesat e Serbisë sesa autoritetet serbe.
Top Channel