U desh t’i vinin pistoletën në kokë që Lazzaro D’Auria-s të pranonte më në fund kërkesën e grupit më të ri e më të dhunshëm mafioz të Italisë.
Dermeri nga Pulia u kishte rezistuar në të shkuarën përpjekjeve të tyre për zhvatje ,kërcënimeve, zjarreve, dëmtimit të të korrave dhe pronës së tij. Por kur një duzinë burrash zbarkuan, përfshirë një bos të armatosur, zbarkuan një ditë herët që në mëngjes në tokën e tij, pranoi t’u dorëzojë 150,000 euro në vit.
Në vend që të paguante megjithatë, të nesërmen shkoi në komisariat, duke u bërë kështu nga të paktët njerëz që kanë guxuar të denoncojnë mafian e Foggias, që po kthehet në tmerrin e vendit.
“Nëse më shumë qytetarë do të guxonin të ngrinin akuza, atëherë mafia lokale mund të dobësohe. Qytetarët, bëhuni bashkë të gjithë e flisni!”– shprehet fermeri Lazzaro D’Auria.
51 vjeçari jeton nën mbrojtjen e policisë që nga viti 2017.Edhe pse luftërat e përgjakshme mes klaneve të saj u konsideruan dikur thjesht si si grindje fermerësh, e ashtuquajtura “Mafia e Katërt” — pas Cosa Nostras së Siçilisë, ‘Ndranghetës se Kalabrisë dhe Camorres se Napolit– më në fund ka bërë që për shtetin italian, të bien kambanat e alarmit. Sindikata më e re e krimit të organizuar e ka kthyer tashmë provincën juglindore në fortesën e saj, ka mbushur arkat e veta e ka çimentuar kontrollin përmes trafikut të drogës, grabitjeve të armatosura dhe vjedhjes së automjeteve dhe bagëtive për shpërblim.
“Është një mafie rudimentare, primitive, shumë e dhunshme e shumë agresive,” thotë prokurori publik i Foggias, Ludovico Vaccaro. Mafia sot është zhvilluar thotë ai, qëllon më pak e ndjek një strategji heshtjeje që të veprojë sa më shumë pa rënë në sy, por kjo organizatë kriminale për të cilën po flasim, është mjaft më e egër dhe sulmon e vret për të treguar fuqinë e saj mbi territorin e vet.
Top Channel