Kryeministri kosovar, Albin Kurti tashmë ka mbërritur në Ohër.

Nesër më 18 mars ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parashikon normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

Kurti dhe Vuçiç tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA