Ka përfunduar pas rreth një orë e gjysmë takimi mes të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesve të partive opozitare të Kosovës.

Asnjë nga përfaqësuesit e partive opozitare nuk ka folur për media dhe as emisari amerikan Esocbar.

Ky takim vjen dy ditë para takimit në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes së propozimit evropian.

Gjatë vizitës në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kishte thënë se propozimet e Kosovës për planin e zbatimit i kishin plotësuar pritshmëritë e BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA