Një aeroplan i vogël në Brazil që mbante 6 persona, përfshirë një 3-vjeçar dhe një të porsalindur është ulur në tokë i sigurt pasi piloti vendosi të hapte një parashutë gjatë një emergjence.
Aeroplani me një motor Cirrus SR22 pësoi defekt menjëherë pasi u ngrit nga Aeroporti Pampulha në Belo Horizonte, në shtetin juglindor të Minas Gerais, rreth orës 11:30 të mëngjesit të 11 Marsit, raportoi Air Data Neës.
Por fatkeqësia u shmang kur piloti vendosi sistemin e parashutës Cirrus Airframe, i quajtur zakonisht CAPS – i cili është një sistem i tërë rikuperimi i avionit që deri më tani ka shpëtuar 249 jetë.
Pasi avioni u ul në tokë, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi ishin të shëndetshëm tha Departamenti i Zjarrfikësve Ushtarak Minas Gerais
Sipas faqes së internetit të pilotëve Cirrus, vendosja e parashutës ishte shpëtimi i 122-të, me 249 persona që i mbijetuan emergjencave duke përdorur këtë sistem.
Piloti vendosi parashutën duke tërhequr dorezën CAPS në tavanin e avionit pasi kishte arritur lartësinë minimale. Në pak sekonda parashuta balistike u hap duke zbritur avionin ngadalë.
Top Channel