Pritjet që takimi në Ohër të nxjerrë rezultate sa i përket dialogut Kosovë-Serbi janë të larta.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier edhe një herë deklaroi se kjo është mundësi e mirë për të dyja vendet, pasi që pranimi i planit evropian garanton përfitime politike dhe ekonomike për të dy vendet.
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i kërkohet që të mos bëj gabime pasi që tash është koha më e mirë për të çuar procesin e dialogut përpara.
Përkundër që vlerësohet si marrëveshje e pranueshme, plani i zbatimit të saj lë shumë pikëpyetje, që detyrimisht duhen të qartësohen në Ohër.
Tre ditë para takimit në Ohër, kreu i ekzekutivit të Kosovës po qëndron në Strasburg në kuadër të takimit të 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka takuar edhe deputetët e Parlamentit Evropian e me ta ka diskutuar për mundësitë e pritjet nga takimi i Ohrit.
Më 18 mars, në ndërmjetësim të Bashkimit Evropian Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen për të negociuar mbi planin e zbatimit për Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve.
Top Channel