Financimi i Kryemadhit nga kompanitë ruse, Balla: Edhe Meta në bordorotë e Kremlinit, aksioner me oligarkët e Putinit

15/03/2023 17:27

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar ku biznesmenë rusë të kompanive të naftës, kanë bërë pagesa ndaj deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi në vitin 2017.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan se dokumentet e publikuara tregojnë se ashtu si Berisha, edhe Meta është aksioner në kompanitë e oligarkëve të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime. Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në bordorotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentat e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në bordorotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentat e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA