Pasditen e kësaj të mërkure Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar vënien në pranga të kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla i cili dyshohet se ka kryer korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.

Ai është vënë në pranga dhe në vijim pritet të përballet me organin e akuzës për veprat penale që dyshohet. Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Bulqizës vihet nën hetim nga prokurori.

Edhe më herët na janar të vitit 2020 ai u hetua për mbajtje dhe prodhim droge pas publikimit të një videoje ku pretendohej se ishte ai duke konsumuar drogë.

Këto hetime u shuan nga prokuroria pasi pas analizave ai nuk doli përdorues dhe ekspertët që vëzhguan videon dolën në konkluzionin se filmimi nuk është marrë drejtpërdrejt nga pajisja regjistruese, por është regjistruar me aparat celular, nga ekrani i një kompjuteri, ndaj për këtë arsye, nuk mund të përcaktohet qartë data dhe ora reale e regjistrimit, si dhe nuk mund të identifikohen personat që shfaqen në të.

Lefter Alla mbante postin e kryetarit te bashkisë që prej qershorit të vitit 2019.

Arrestimi i tij ndodhi dy muaj larg zhvillimit të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 14 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA