Nuk shkoi asnjë ditë në punë, GaaSyy deputeti i parë japonez që përjashtohet nga parlamenti pa hyrë kurrë në të 

14/03/2023 14:20

Një YouTuber famshëm, i kthyer në deputet, është ligjvënësi i parë japonez që u përjashtua nga parlamenti pa hyrë në të.

Yoshikazu Higashitani u përjashtua të martën nga kolegët e tij të Senatit sepse nuk erdhi kurrë në punë. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë ditë të seancave të parlamentit që kur u zgjodh në detyrë shtatë muaj më parë.

Votuesit e kishin zgjedhur Higashitanin në dhomën e lartë korrikun e kaluar. Ai njihet më mirë si GaaSyy në YouTube, ku është i famshëm për videot e tij me thashetheme për të famshëm.

Përjashtimi është dënimi më i rëndë që mund të marrë një ligjvënës. Ka ndodhur vetëm dy herë që nga viti 1950 dhe kjo është hera e parë që një deputet përjashtohet për shkak të mungesës së vazhdueshme.

Ligjvënësi – i cili ka marrë nofkën ‘Deputeti i pashfaqur’- besohet se jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai deri më tani ka refuzuar të marrë pjesë në parlament sepse ka frikë se do të arrestohet për akuza për mashtrim dhe pretendime për shpifje nga të famshëm, raportojnë mediat japoneze.

Javën e kaluar, parlamenti i kishte kërkuar zotit Higashitani të fluturonte për në Tokio për të kërkuar falje personalisht në dhomë për mungesën e tij. Por zoti Higashitani nuk u paraqit në seancën plenare.

Në vend të kësaj, ai njoftoi në kanalin e tij në YouTube se do të shkonte në Turqi – dhe se po planifikonte të dhuronte rrogën e tij për ndihmën turke për tërmetet.

Mungesa e tij zemëroi Senatin – anëtarët e të cilit votuan për përjashtimin e tij këtë javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA