SHBA godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë Mure të çarë nga dhjetëra plumba, xhama të thyer dhe mobilje të shkatërruara…
Pamjet që vijnë sot nga lokali në Don Bosko janë imazh i një masakre që shkaktoi një viktimë dhe la pesë të plagosur.
Policia ka rrethuar zonën dhe ambientet e lokalit mbeten skenë krimi. Nga kamerat e sekuestruara dhe provat të vendngjarje pritet të zbardhet ngjarja e një natë më parë, kur dy persona qëlluan me kallashnikovë.
Ngjarja tronditi zonën, ndërsa në familjen e banakieres Mimoza Peja janë hapur dyert e mortit.
Këtë mëngjes, pranë Bubqit është gjetur një makinë e djegur dhe tre kallashnikovë që dyshohen se janë të autorëve.
Lokali është në pronësi të Fatjon Muratit, person me disa precedent kriminal, i cili është dënuar me arrest shtëpie, por policia nuk e gjeti në banesë. Ende nuk dihen shkaqet e atentatit, që shkoi keq, pasi viktimë mbeti punonjësja e lokalit.
Top Channel