Parcela më e veçantë e agrumeve në Shqipëri. ndodhet në Fier Shegan të Lushnjes, Klodi Hida, ka arritur të sjellë nga Australia, limonin haviar.

“Unë kam mbjellë 4 dynym që janë rreth 270 bimë, gjithsej kam tre variatete të ndryshme. Ky limon është i vecnatë nga veteti kuruese për shëndetin e njeriut, pasi cilësohet si antibiotik i shtrenjtë”, tha Klodi Hida-fermer.

Limoni haviar nuk është i veçantë vetëm nga madhësia dhe ngjyra, por edhe nga vetëtitë e tij kuruese. Të gjithë këto e bëjnë limonin haviar më te shtrenjtin në treg, kur një kilogram kushton 87 euro.

“Tani do të presim një limon, shikoni ky nuk ka lëng. Njëri nga varietet ka ngjyrë rozë dhe përmbajtjen e ka si vezë peshku. Shikoni dhe varietetin jeshil ku i ndryshon shija dhe ngjyra”, u shpreh Klodi Hida-fermer.

Deri para 5 vitesh, Klodi në atë tokë kultivonte grurë, fasule, domate dhe tranguj. Por këto prodhime bujqësore i siguronin gjithnjë e më pak fitime, arsyet ekonomike e nxiten fermerin drejt një kulture të re bujqësorë, siç ishte limoni haviar.

“Ai që më ndihmoi për t’i sjellë këto bimë, më siguroi dhe tregun duke i çuar në Itali, Francë dhe Gjermani. Pasi në Shqipëri është tepër i shtrenjtë për konsumatorin vendas”, u shpreh Klodi Hida-fermer.

Shqipëria është një vend i bekuar për nga klima, pasi në të mund të rrisësh dhe fruta të ndryshme për të cilat tregu europian ka kaq shumë nevojë. Këtu mund të prodhohet fruti i pasionit, goxhiberri, aronia, dhe limoni haviar. Por për tu bërë faktor të tregun nderkombëtar fermerët si Klodi kanë nevojë për mbështetje nga Ministria e Bujqësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA