I shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

12/03/2023 13:55
Foto ilustruese

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim është kapur dhe arrestuar nga policia.

N. J., banues në Orikum, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Dyshohet se 30 vjeçari në datë 7 nëntor të vitit të kaluar, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një tjetër person.

Gjithashtu në Vlorë është arrestuar një 42 vjeçar. B. Sh., dyshohet se ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij.

Ndërsa 2 shoferë janë arrestuar në Vlorë. 18 vjeçari B. L., është vënë në pranga pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe 48 vjeçari D. M., banues në Tepelenë, pasi pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Sipas policisë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim N. J., 30 vjeç, banues në Orikum, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 07.11.2022, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. A. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -B. L., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; -D. M., 48 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA