Gjermania shumë e shtrenjtë për industrinë me konsum të lartë energjie?

12/03/2023 15:18

Falë një dimri të butë industritë që konsumojnë mjaft energji nuk u dëmtuan aq rëndë, megjithëse për industrinë kimike kohët janë të vështira për shkak të çmimeve të larta të energjisë.

“Perëndia e motit Petrus është mik i kimisë”, kështu e shpreh Wolfgang Große-Entrup, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Industrisë Kimike, VCI. Parashikimet fataliste, se do të kishte një rënië të ndjeshme masive të ekonomisë në këtë sektor nuk u bënë realitet. Për këtë kishte paralajmëuar sidomos kreu i koncernit kimik, BASF, Martin Brudermüller.

Megjithatë sipas Große-Entrup e kaluam për një fije situatën shumë kritike energjitike në dimër. Prodhimi i industrisë kimike vitin e kaluar ra me 6,6%. Kompanitë kimike vuajnë dyfish, nga rritja e lartë e çmimeve të energjisë, sepse kanë nevojë për gaz dhe naftë ngrohjeje, si për prodhimin e energjisë, por edhe për prodhimin. Por me ardhjen e pranverës është rritur edhe besimi.

Atmosfera në sektorin e industrisë kimike është bërë më optimiste, sipas një studimi të Institutit të Ekonomisë, ifo nga Mynihu. Por kjo nuk do të thotë që vlerat e prodhimit po rriten. Kjo degë llogarit edhe këtë vit me një rënie të prodhimit me 5%, pa industrinë farmaceutike madje rënia do të kapte vlerën prej 8%. Klientët janë të rezervuar në dhënien e porosive, sidomos në prodhimet kimike bazë gjendja është kritike.

10 kilometër katrorë - repartet e koncernit BASF hapësira më e madhe e prodhimit kimik në botë10 kilometër katrorë – repartet e koncernit BASF hapësira më e madhe e prodhimit kimik në botë

Ende nuk shihet ndryshim i tendencës

Të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave bëjnë të qartë se prodhimi në degët me konsum të lartë energjie është rritur. Ekonomistët e Commerzbank e lidhin këtë me një efekt kalendarik statistikor. Nuk mund të kuptohet tendenca nga të dhënat e një muaji. Sektori i kimisë në Gjermani e përshkruan zhvillimin aktual si “stabilizim në nivel të ulët”. Rënia e çmimeve të energjisë do të jepte efekte pozitive tek sipërmarjet, thuhet, por më shumë fjalët e mira që vijnë nga kjo degë i takojnë “menaxhimit vërtet të mirë” të krizës nga ana e qeverisë, sidomos në ofrimin e gazit të lëngshëm shumë më shpejt se sa pritej.

Nga ana tjetër kompanitë e industrisë kimike arritën rezultate të mira me rritjen e eficiencës, si kursimin e enegjisë, konstatohet në studimin e Insitutit të Ekonomisë Gjermane, IW nga Kölni. Por në industritë me konsum të lartë energjie kriza solli si pasojë shkurtimin e prodhimit me një të pestën.Koncerni gjigand BASF mbylli dyert e prodhimit në fabrikën bazë në Ludvigshafen, sidomos për prodhimin e amoniakut.

Industria kimike si edhe ajo e prodhimit të metaleve kanë nevojë për tre të katërtat e energjisë industriale në Gjermani, bëjnë të ditur autorët e studimit. Prandaj Gjemania është e prekur shumë nga rritja e çmimeve të enegjisë. Vërtet aktualisht çmimet e energjisë janë ulur, por ato janë ende më të larta se në shumë vende të tjera.

Kompanitë e industrisë kimike kursyen shumë energji këto muajKompanitë e industrisë kimike kursyen shumë energji këto muaj

Koncernet më të mëdha i kanë kthyer sytë nga bota. “Inflation Reduction Act”, IRA, dekreti i Bidenit për uljen e inflacionit në SHBA tërheq shumë kompani të mëdha që mund të ndërtojnë në SHBA në të ardhmen dhe jo në Europë. Në SHBA nuk janë vetëm më të mëdha subvencionet, por edhe çmimet e energjisë janë më të ulta. Janë edhe kushte të tjera si rregullimi i fortë që dëmton Gjermaninë. “Ne kemi nevojë për Regulation reduction act” formulon drejtori ekzekutiv i VCI në formë plakative. Sepse ndërkohë që kompanitë e mëdha munden të zhvendosin prodhimin e tyre jashtë, për sipërmarrjet  e vogla dhe të mesme kimike, kjo nuk është e mundur. Pas një viti me çmime të larta energjie kompanitë e industrisë kimike vuajnë nga pasojat e inflacionit të lartë dhe gjendja e dobët të prodhimit./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA