Pesë persona janë vënë në pranga në Sarandë, pasi vidhnin bagëti në Greqi dhe i sillnin në Shqipëri kontrabandë me qëllim pët t’i shitur.
Në kuadër të operacionit të koduar “Informale”, u arrestuan A. H., 50 vjeç, banues në Konispol, K. L., 32 vjeç, banues në Fier dhe V. D., 37 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim;
Në pranga ra edhe A. Sh., 55 vjeç, me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, dhe J. H., 26 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, ata i kontrabandonin ato, nepërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel