Kërkohej prej javësh nga familjarët, gjendet një trup i pajetë në një kanal vaditës në Divjakë
11/03/2023 11:17
Një 60-vjeçar i cili kërkohej prej javës nga familjarët e tij, ëshjtë gjendur I pajetë në një kanal vaditës në fshatin Korie të Divjakës.
Ai është gjetur mëngjesin e kësaj të shtune i dekompozuar, por nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
60-vjeçari R.P., ishte shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Top Channel