Zjarr në një servis në Vorë, digjet pjesa e përparme të një kamioni
10/03/2023 15:35
Një zjarr ka përfshirë servisin në Vorë, duke djegur pjesën e përparme të një kamioni.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, ndërsa vijojnë ende hetimet.
Njoftimi i policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Me datë 10.03.2023, në Vorë, në një servis, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Top Channel