Pas takimit të Brukselit në 27 shkurt, ku si Albin Kurti ashtu edhe Aleksandër Vuçiç e pranuan parimisht propozimin europian, kryeministri i Kosovës është shfaqur më i qartë në qëndrimin e tij krahasuar me presidentin serb.

Teksa Kurti pohoi se do ta firmosë dokumentin në takimin e Ohrit, Vuçiç përsëriti se Beogradi nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, deklarata këto që bien në kundërshtim me Nenin 4 të propozimit franko-gjerman.

Në një intervistë të dhënë për televizionin “Tv Happy”, kreu i shtetit serb u shpreh se vendi i tij është i gatshëm të lëshojë pe për shumë gjëra, por nuk i beson palës tjetër.

“Serbia nuk do ta pranojë hyrjen e Kosovës në OKB dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë shumë kompromise, por shqiptarët s’do të bëjnë asgjë. Serbia është një palë serioze dhe luan me ndershmëri”, ishte komenti i tij.

Vuçiç komentoi dhe vizitën e Miroslav Lajçakut në Prishtinë e takimin që i dërguari i Sllovakisë pati me Kurtin. Ai u shpreh i bindur se Kurti nuk ka për ta krijuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne nuk kemi asgjë kundër heqjes së regjimit të vizave për Kosovën. Serbia s’ka asgjë kundër kësaj, por Perëndimi nuk është i gatshëm që t’i bëjë presion Kurtit “, ishte komenti tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA