Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur  i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë, gjatë takimit që do të mbahet në 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut me presidentin serb Aleksander Vuçiç, nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë europiane, Josep Borell.

“Kurti shprehu pritshmërinë e tij që BE-ja të punojë në drejtim të përmbylljes së suksesshme të procesit të marrëveshjes për normalizim përmes nënshkrimit zyrtar të saj në takimin e radhës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e tij.

Kreu i ekzekutivit kosovar pretendon se e ka konfirmuar qasjen e hapur dhe konstruktive për negocimin e aneksit të propozimit të BE-së për Marrëveshjen Themelore.

“Besoj se blloku mund të kontribuojë për ta bërë 18 marsin një ditë të suksesshme për demokracinë në Evropë dhe sigurinë në rajon”, shkroi më pas Kurti në rrjetet sociale.

Vetë i dërguari i Brukselit, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u shfaq i mbushur me shpresë pas ndalimit një ditë më parë në Prishtinë ku u takua me Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani. Nga fjalët e tij, u pa qartë se e konsideron të mundur që  “Kosova dhe Serbia të pajtohen në takimin e radhës për zbatimin e planit europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre”.

Në përballjen e 27 shkurtit në kryeqytetin belg, Kuri dhe Vuçiç i thanë po propozimit të BE-së të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, por nuk pati nënshkrim të dokumentit, për shkak të mospajtimeve rreth zbatimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA