Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u kërkoi edhe një herë falje qytetarëve për përplasjen e trenit në Tempi, aksident i cili i mori jetën 57 pasagjerëve.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit të qeverisë ditën e sotme, Mitsotakis tha se të gjithë janë fajtorë për atë që ndodhi, mbi të gjitha qeveria.

Takimi ynë sot po mbahet nën hijen e tragjedisë së Tempes dhe dhimbjes së vazhdueshme kombëtare. Do të përsëris faljen publike në emër të të gjithë atyre që qeverisën si dhe personalisht. Unë marr përgjegjësi personale, nuk duhet të fshihemi pas një sërë gabimesh njerëzore. Ne të gjithë jemi fajtorë dhe para së gjithash ne si qeveri”– tha kryeministri grek.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në ditët në vijim do të ketë njoftime për dëmshpërblim dhe mbështetje për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga tragjedia në Tempe.

Teksa premtoi se do të ndryshohet gjithçka, me tone të ashpra, kreu i qeverisë greke u bëri thirrje ministrave që të rrafshojnë problematikat, pavarësisht pengesave dhe tragjedia në Tmepe nuk duhet tëndodhë kurrë më dhe për këtë, puna duhet të nisë më njëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA