![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/1920x1080_cmsv2_4c6b29a7-af34-5071-ac15-0de1a0dd9c8c-9050668_sd-800x450.jpg)
12/02 16:54
Centrali bërthamor i Zaporizhzhia është rilidhur me rrjetin, pasi humbi energjinë nga një sulm me raketa ruse.
Kjo është konfirmuar nga operatori ukrainas i rrjetit Ukrenergo, i cili tregoi situatën e krijuar.
Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës Energoatom deklaroi këtë mëngjes se energjia e centralit të pushtuar nga Rusia në juglindje të vendit u ndërpre gjatë sulmeve ajrore.
Të 20 gjeneratorët me naftë në vend ishin aktivizuar si vija e fundit e mbrojtjes, pasi u shkëput nga rrjeti.
Top Channel