Portugalia heq ‘vizat e arta’: Jo më lëshime për të pasurit

09/03/2023 09:25

12 mijë investitorë nga vende jo-europiane e “blenë” me 500.000 euro lejen e qëndrimit në zonën e Shengenit, falë ofertës që qeveria portugeze ka bërë për të huajt e pasur që nga viti 2012.

Në këtë mënyrë, ata i siguruan vetes dhe të afërmve hyrjen në Europë, por e gjithë kjo mund të ndryshojë. Për shkak të presionit të madh të Brukselit, programit portugez të “vizave të arta” po i vjen fundi.

Kryeministri António Costa njoftoi se ky program do të mbyllet më 16 mars. Propozimi për fundin e kësaj skeme shihet si pjesë e një serie masash për të mbështetur strehimin në Portugali, ku aktualisht ka një mungesë të madhe pronash të disponueshme mes çmimeve tejet të larta, ndërsa po shtohet preference për qiratë afatshkurtra, çka përbën një dizavantazh për vendasit e njërës prej ekonomike më të varfra të BE-së.

“Në luftën kundër spekulimit me pronat, eliminimi i vizave të arta, ose më mirë të themi shmangia e lëshimit të vizave të reja të arta, konsiderohet e një rëndësie të veçantë”, tha Antonio Costa.

Kur filloi programi, që u bë për të nxitur ekonominë e Portugalisë, e cila ishte në gjendje të keqe, ai u përdor kryesisht për bizneset e pasurive të patundshme: Në vend që të përdorej për të krijuar ndërmarrje të reja dhe vende të reja pune, ai u përdor kryesisht nga kinezë të pasur që blenë banesa luksoze në Lisbonë dhe rrethina pasuar nga brazilianët, turqit, afrikano-jugorët dhe rusët.

Nga rreth shtatë miliardë eurot e marra, 90 përqind e tyre shkuan për blerjen e banesave. Vetëm 22 viza u dhanë për krijimin e vendeve të punës, mësohet nga shifrat e policisë për të huaj, SEF.

Rezultati: vetëm 280 vende të reja pune në gjithsej dhjetë vjet program. Megjithatë, ka dhe zëra që e kritikojnë këtë lëvizje të qeverisë, si Hugo Santos Ferreira, kryetar i shoqatës portugeze të pasurive të patundshme, që e konsideron këtë ndërhyrje ndaj investitorëve të huaj, që duan t’i investojnë paratë e tyre në Portugali. Portugalia, sipas tij, kështu nuk është më e besueshme dhe humbet reputacionin si vend me kushte të favorshme për investime.

Lisbona, kryeqyteti i PortugalisëLisbona, kryeqyteti i Portugalisë

Porto, qyteti i dytë i madh pas Lisbonës në Portugali. Vitet e kaluara çmimet e pasurive të patundshme janë rritur shumë në Portugali, sidomos në dy qytetet më të mëdha në Lisbonë dhe PortoPorto, qyteti i dytë i madh pas Lisbonës në Portugali.

Porti i jahteve luksoze në Albuferia, AlgarvePorti i jahteve luksoze në Albuferia, Algarve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA