Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se qeveria e tij do të propozojë një projektligj për të drejtat e abortit brenda disa muajsh.
“Kjo do të garantojë lirinë e grave për të zgjedhur abortin dhe do të jetë një garanci solemne se asgjë nuk mund ta kufizojë ose heqë kurrë këtë të drejtë sepse ajo do të jetë bërë e pakthyeshme”, tha Macron.
Të drejtat e grave janë gjithmonë një pushtim i brishtë, Asambleja Kombëtare e Francës në nëntor 2022 kishte votuar tashmë në favor të ndryshimit kushtetues, por pa vendosur për një afat kohor.
Masa është përshpejtuar pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi të drejtat e abortit në qershor, duke shkaktuar presion nga aktivistët që Franca të bëjë të kundërtën në një simbol të përkushtimit të saj ndaj të drejtave të grave. Në Francë pati disa demonstrata në Ditën e Gruas në të gjithë vendin bashkë me protesta kundër reformës së pensioneve.
Abortet u de-kriminalizuan në Francë në vitin 1975. Ligjet e njëpasnjëshme kanë synuar t’i bëjnë abortet të sigurta, anonime dhe pa pagesë. Por shoqatat pro-zgjedhjes thonë se gratë që duan të abortojnë ende përballen me paragjykime dhe armiqësi.
Top Channel