Gratë afgane protestojnë, koreano-verioret festojnë në 8 mars

08/03/2023 14:47

Në këtë 8 mars, vëmendja e Kombeve të Bashkuara ishte më së shumti tek gratë në Afganistan, të cilat po jetojnë nën atë që përshkruhet si “vendi më represiv për të drejtat e femrave në botë”, e ku autoritetet praktikisht po i mbyllin gratë e vajzat në shtëpitë e tyre.

Rreth 20 prej tyre mbajnë një protestë të rrallë në Kabul duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të mbrojë afganët.

Kërkesa jonë është që Emirati Islamik t’i rihapë dyert shkollave, universiteteve dhe zyrave për femrat në mënyrë të arsimohen, të kenë mundësi zhvillimi, që t’i shërbejnë vendit të tyre dhe të ndihmojnë progresin e tij”-shprehet një pritestuese,

Mijëra gra morën pjesë nëpër tubime në Pakistan pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për t’i bllokuar. Protesta pati edhe në Tajlandë e Indonezi me thirrjet për legjislacion në mbështetje të grave që punojnë, ndërsa në Francë reforma e shumëkritikuar e pensioneve thuhet se është mjaft e padrejtë edhe për gratë.

Shumë gra në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi kjo ditë i gjeti duke mbajtur mbi supe barrën e vuajteve të katastrofës. Nga shtypja e protestive për Mhasa Aminin në Iran, tek mbyllja e dyerve të universiteteve për vajzat afgane, kufizimet e reja të të drejtave të abortit në SHBA apo impaktin e luftës së Ukrainës mbi gratë, kishte shumë arsye për të protesuar në këtë ditë. Në Korenë e Veriut megjithatë, 8 marsi u prit si përherë me kremtime.

Jam shumë e lumtur, e kam pritur këtë ditë. Gëzoj shëndet të plotë, dhe them se nuk ka si liderët tanë nëpër botë. Mendoj se mund të rroj deri në 100 vjeç..“- shprehet një banore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA