Prodhuesi gjerman i armëve: Po negociojmë hapjen e një fabrike tankesh në Ukrainë

06/03/2023 17:08

Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall, i cili, ndër të tjera, prodhon tanke Leopard, dëshiron të hapë një fabrikë tankesh në Ukrainë,

Këtë lajm e zbuloi vetë drejtori ekzekutiv i kompanisë gjermane Armin Papperger.

Papperger, ka deklaruar se negociatat për ndërtimin e një fabrike të tillë janë në vazhdim dhe se një vendim mund të arrihet brenda dy muajsh.

Një fabrikë e mundshme do të kushtonte rreth 200 milionë euro dhe mund të prodhonte rreth 400 tanke në vit.

Drejtori ekzekutiv shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore mund të instalohen në fabrikë për të mbrojtur objektin, dhe se një version i ri i tankut plotësisht të digjital Panter mund të prodhohet në Ukrainë.

Rheinmetall është prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani me rreth 25 mijë punonjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA