Kryeministri Edi Rama priti homologen e tij në Danimarkë, Mette Frederiksen, ku diskutuan për marrëdhënien midis dy vendeve.
Gjatë konferencës së përbashkët, ata zbuluan planet për të përmirësuar bashkëpunimet midis vendeve për zhvillim. Kriter i cili është prioritet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Frederiksen u shpreh se do të mbështesin Shqipërinë drejt rrugës së integrimit, për anërësimin drejt BE-së. Njëkohësisht tregoi se arkitektura, rindërtimi dhe turizmi janë disa nga fushat kryesore ku do të bashkëpunojnë.
Për sa i përket anëtarësimit në BE, Rama u shpreh se synimi nuk është anëtarësimi i shpejtë por plotësimi i kushteve, për një hyrje dinjitoze. Ndërsa për marrëveshjet midis vendeve janë të hapur për bashkëpunime në fusha të ndryshme.
Rama: Interesim me sipërmarrjen daneze. Ata kanë kontribuar për ndryshimin e vendit tonë. Uroj dhe shpresoj që kryeministrja me anë të rrjeteve sociale të ketë shtyrë më tepër ardhjen e të rinjve drejt Shqipërisë. Faleminderit për vizitën dhe jam lumtur që je këtu. Unë nuk e konsideroj vizitën e fundit, por me sa po kuptoj do vazhdosh të fitosh zgjedhje në Danimarkë.
Frederiksen: Faleminderit për mikpritjen, jam e nderuar që jam kryeministrja e parë daneze që viziton Shqipërinë. Sot kemi mundësinë të kemi një diskutim të drejtpërdrejtë. Unë mendoj që jeni një zë shumë i fortë për sa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është një partner shumë i vlerësuar për Danimarkën. Unë shpresoj që të krijojmë një partneritet më të fortë. 10 ditë më parë shënuam 1 vjetorin e luftës në Ukrainë, dhe ju keni reaguar shumë fort në lidhje me këtë çështje. Keni qenë një mbështetës mjaft i fortë për Ukrainën, kjo është një gjë e fortë. Mendoj që përkushtimi juaj ndaj veprave europiane është një shtysë e madhe drejt anëtarësimit. E di që është një rrugë shumë e gjatë por ne do të ju mbështesim. Shumë njerëz vuajnë për shkak të inflacionit dhe rritjes së energjisë, edhe për emigracionin duhet një punë e gjatë.
Rama: Askush nuk po bën më shumë as Danimarka e as Shqipëria. Danimarka ka qenë shumë e drejtë me ne dhe kemi një marrëdhënie mjaft të veçantë dhe jam krenar që tregohet e drejtë. Nuk ka të bëjë me nxitimin për tu bërë anëtarë, por me bërjen e detyrave siç duhet. Përfitimi i kësaj dije dhe plotësimi i kapaciteteve të BE-së . Nëse nuk ke njohuritë nuk mund ta bësh. Kjo ndershmëri e qenësishme e Danimarkës të jetë pranë rigoros për sa i përket anëtarësimit. Asnjë kompromis për standardet po shumë më tepër për të qenë të hapur.
Frederiksen: Sigurisht kemi diskutuar tanimë tema të ndryshme. Duam të krijojmë një partneritet më të fortë. Ka fusha të ndryshme ku mund të bashkëpunojmë fort. Arkitektura dhe rindërtimi janë dy fusha të rëndësishme. Çështje e Shqipërisë dhe BE-së është e faktit që kur je pjesë duhet të konsiderohesh pjesë e saj. Turizmi dhe se si ne mund të mbështesim, që më shumë danezë të vijnë në Shqipëri.
Rama: Danimarka është një nga vendet më të admirueshme. Ne e kemi rrugën e hapur pranë qeverisë daneze për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje në fusha të caktuara dhe programe. Planifikimi urban është një nga fushat e rëndësishme e modernizimit të domosdoshëm për një vend që synon të jetë pjesë e bashkëpunimi europian. Kemi folur se si ndihmohet universiteti, të rinjtë dhe bashkitë.
Top Channel