Ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi, komunë me shumicë shqiptare, mbahen zgjedhjet vendore ku garojnë katër koalicione dhe tre forca politike të pavarura.
Këto janë zgjedhjet e dyta, pasi komuna fitoi pavarësinënga Podgorica, katër vite më parë.
Nik Gjeloshaj, kerkon të marrë një mandat të dytë me koalicionin “Forumi Shqiptar, Bashkim e Zhvillim”.
Ai ka mbledhur pjesën më të madhe të forcave politike shqiptare në Mal të Zi pavarësisht se ende shqiptarët vazhdojnë të jenë të shperndarë madje duke përfaqësuar edhe partinë e presidentit Milo Gjukanoviç.
Në garë janë 7 koalicione ne total. Me sistemin zgjedhor të Malit te Zi, qytetaret votojnë koalicionin dhe këshilltarët, në fund koalicioni fitues, përzgjedh vetë kryetarin e komunës.
Këto zgjedhje konsiderohen si shumë të rëndesishme në komunën që mbizotërohet nga shqiptarët për shkak edhe të klimës jo fort të mirë kohët e fundit dhe trysnisë anti-shqiptare.
Për këtë, nga Amerika, kanë mbërritur me qindra shqiptarë, vetëm për të marrë pjesë në votime.
Procesi i votimit ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit në 12 qendra votimi dhe pritet të përmbyllet në mbrëmje. Rezultojnë rezultojnë mbi 12 mijë shtetas me të drejtë vote.
Top Channel