Bexhet Rrapi punon argjendar prej një jete. Mbi 47 vite ka që ushtron këtë zanat dhe asnjëherë nuk ka pasur ndërmend braktisë për ndonjë pune më të mirë. 

Usta Bexhetin e gjejmë në punishten e vogël duke punuar një unazë me porosi.

“Duke nisur nga eksperienca dhe besimi që kanë krijuar klientët. Punoj shpejt edhe lirë. Çdo periudhë ka të sajën”, u shpreh ai.

Për Bexhetin sekreti punës së tij është imagjinata dhe durimi qe aq shumë duhen kur merresh me flori dhe argjend.

Por sot i është përshtatur dhe tregut, duke punuar shqiponjën apo riparuar syze dhe ora. Punon shpesh edhe simbolet kombëtare apo motive të tjera që kërkojnë emigrantët.

“Ndjej kënaqësi se punët e mia janë shpërndarë jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të botës”, shtoi më tej ai.

Me këtë zanat ka mundur të shkollojë fëmijët e të mbajë dhe familjen. Në Vlorë nuk ka më shumë se tre zanatçinj tille, dhe pengu Bexhetit është se rinjtë nuk po i mësojnë më profesionet e dikurshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA