Presidentja e PE: Ukraina mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE këtë vit

04/03/2023 18:48

Presidentja e  Parlamentit Evropian Roberta Metsola, ka sugjeruar se Ukraina mund të fillojë negociatat për t’u anëtarësuar në BE këtë vit.

Roberta Metsola u takua të shtunën me Presidentin Volodymyr Zelenskyy në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Në një postim në Twitter të premten, ajo shkroi: “E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian. Ne do të ecim deri në fund me ju.”

BE-ja ra dakord në qershor për ta vendosur Ukrainën në një rrugë drejt anëtarësimit.

Në një konferencë për shtyp me Zelenskyy, ajo tha se “të gjithë ata që janë përgjegjës” për krimet e dyshuara të luftës ruse në Ukrainë, përfshirë Vladimir Putinin, duhet të sillen para drejtësisë përpara se të arrihet një paqe e qëndrueshme.

Ajo shprehu gjithashtu mbështetje për njoftimin e BE-së të enjten se një qendër ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimit të agresionit – akti i pushtimit të një vendi tjetër – do të ngrihej në Hagë për të hetuar pushtimin rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA