SHBA, garanci Kosovës: Nuk do lejojmë që Asociacioni t`i ngjasojë Republikës Serbe

02/03/2023 15:42

“Kosova të nisë Asociacionin, nuk do të jetë Republikë Serbe”, deklarata e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ishte garancia më e fundit që Washingtoni kërkon t`i japë qeverisë së Kosovës për të davaritur frikën e saj se bashkësia e komunave me shumicë serbe mund të kthehet në një shtet brenda shtetit, duke i ngjasuar entitetit serb në Bosnje.

Në një intervistë për mediat në vend, Hovenier ka deklaruar se SHBA nuk i ka kërkuar asnjëherë Kosovës që të themelojë diçka që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

“Por, dua të jem shumë i qartë dhe e kam thënë këtë shumë herë tashmë, dhe me siguri do ta them prapë: Shtetet e Bashkuara nuk po i kërkojnë Kosovës që të bëjë diçka që shkel Kushtetutën e saj, Shtetet e Bashkuara nuk po i kërkojnë Kosovës që të bëjë diçka që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, Shtetet e Bashkuara nuk mbështet dhe nuk do të mbështetë diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës Serbe”, deklaroi ai.

Hovenier sqaroi se Amerika po kërkon një lloj Asociacioni, i cili bën vetëm renditjen në mënyrë më të mirë të funksioneve të qeverisjes locale, të cilat, siç tha ai, tashmë rregullohen edhe në bazë të Kushtetutës në fusha si kujdesi shëndetësor, arsimi, rregullimi urban, planifikimi, që ua mundëson atyre që në mënyrë më efikase t’i përdorin, t’i përmbushin ato përgjegjësi, në një mënyrë që është domethënëse për komunitetin etnik serb, ndërsa i kujtoi edhe një herë Prishtinës zyrtare se themelimi i Asociacionit, sipas tij, është zotim i Kosovës, përmes marrëveshjes së Brukselit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA