“Kufomë e vërtetë politike”/ Berisha për Ramën: Ka bashkëpunuar me oligarkun rus, goditi bizneset në Shqipëri

02/03/2023 12:42

Ish-kryeministri Sali Berisha flet me bindje se kryeministri Edi Rama është përfshirë në korrupsion me ish-shefin e FBI-së, Charles McGonigal dhe ka bashkëpunuar me oligarkun rus Olev Deripaska.

Ky njeri nuk ndjen përgjegjësinë më minimale ndaj qytetarëve të Shqipërisë për autorësinë që ka për superskandalin e shekullit. Me McGonigal dhe Deripaskën, është te tre personat më të urryer dhe më të përfolur”, tha Berisha në një deklaratë për mediat, pasi la sallën e Kuvendit.

Sipas tij, lidhjet e Deripaskës në Shqipëri kanë dëmtuar bizneset. Me ndihmën e Ramës, thotë Berisha, është krijuar një konkurrencë e padrejtë.

“Foli sikur nuk ka ndodhur asgjë, deri në leximin e aktakuzës sipas tij, duke arritur të thotë se ajo që thotë drejtësia amerikane nuk është e vërtetë.

Nuk duhet hetuar vetëm veprimtaria e tyre në Tiranë. Janë kryer krime të tjera, si gjobitjet e shumta të bizneseve, që ngurojnë të tregojnë. Por, nëse do të ketë një komision hetimor që do t’i mbrojë, jam i bindur që ai do t’i thotë.

Në Tiranë, Deripaska deri në vitin 2022, ka marrë pagesa për të gjitha veprimtaritë e tij. Faktori Deripaska është prezent në Shqipëri, ka marrë para nga taksapaguesit shqiptar deri në fund të vitit 2022, kur u vendos embargo për naftën ruse”.

Në Kuvend sot u zhvillua një mocion me debat për çështjen “McGonigal”. Kryeministri Edi Rama tregoi se ka zhvilluar disa takime me ish-shefin e FBI-së Charles McGonigal në Shqipëri dhe New York, por në të gjitha rastet, sikurse ai tha, kanë qenë takime brenda etikës dhe ligjit.

Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të opozitës kundërshtuan kryeministrin duke e akuzuar se është përfshirë në korrupsion me McGonigal. Por, pas fjalës së tij, Rama u largua nga salla dhe disa minuta më vonë doli jashtë për të folur për mediat dhe Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA