Përplasja e trenave në Greqi/ “Thyem xhamat për të dalë”, pasagjerja përshkruan momentin 

01/03/2023 12:01

Një pasagjere e cila ndodhej në trenin me 350 udhëtarë që u përplas me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës, përshkruan momentin kur po përpiqeshin të shpëtonin.

Përplasja e tremave la 40 të vdekur deri më tani ndërsa të paktën 60 janë plagosur. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.

“Kemi dalë vetë, kemi thyer xhamat”, tha ajo.

Gruaja që ndodhej në trenin Intercity 62 e shokuar tregoi se studentët po ndihmonin njerëzit e ngecur në tren që të dilnin nga aty.

“Kishte studentë që ndihmonin njerëzit të dilnin nga treni”, tha ajo ndërsa pohoi gjithashtu se megjithëse kishte ambulanca, nuk kishte mjekë.

“Të gjitha sediljet brenda ishin thyer, një pjesë e trenit u shkatërrua”, tregon ajo.

Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr. Megjithëse shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, vlerësohet se kemi të bëjmë me një gabim njerëzor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA