“Nuk ka ndjesi më të keqe”, shqiptarët mes vullnetarëve që dhurojnë gjak për të plagosurit e aksidentit në Greqi

01/03/2023 14:34

Dhjetëra vullnetarë kanë qenë të gatshëm të dhurojnë gjak për të plagosurit në aksidentin tragjik të dy trenave në Greqi.

Treni i pasagjerëve me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës, ku si pasojë kanë humbur jetën 40 persona dhe 60 janë të plagosur.

Ndër dhuruesit janë edhe disa shqiptarë. Dy prej tyre Marjana dhe Luis.

“Kam ardhur të jap gjak për njerëzit për këtë që ka ndodhur”, tha Marjana për gazetarin Artur Bibe.

“Është një gjë shumë e keqe. Nuk e di, besoj që nuk ka ndjesi më të keqe se kjo. Ndoshta nuk kisha dikë timin atje por prap ndihem shumë keq”, shprehet Marjana nga Elbasani.

Ndërkohë Luisi nga Kukësi shprehu gjithashtu se kishte ardhur për të dhuruar gjak.

Konfirmohet se tetë shqiptarë të cilët mbijetuan ishin mes pasagjerëve të trenave që u përplasën afër Larisës, ndërkohë që një shqiptar raportohet i humbur.

Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA