Lamtumirë patentë plastike, në BE leja e drejtimit do të jetë dixhitale në telefon

01/03/2023 14:52

Komisioni Europian propozon rregulla të reja për rritjen e sigurisë rrugore në vendet e bllokut.

Bëhet fjalë për një patentë dixhitale, e cila do të jetë e vlefshme në të gjithë BE-në ndërsa pritet që drejtimi i makinave dhe kamionëve të praktikohet që në moshën 17 vjeçarë në shoqërinë e një të rrituri, ndërsa në momentin që kalohet provimi, të rinjtë mund të ngasin vetë sapo të mbushin 17 vjeç.

Gjatë trajnimit dhe testimit do të merren akoma edhe më shumë parasysh siguria e këmbësorëve, çiklistëve, skuterëve dhe biçikletave elektrike. Të dhënat më pas do të shpërndahen mes shteteve anëtare, për ta bërë më të efektshëm  pezullimin e lejeve të drejtimit në të gjithë BE-në. Do të ketë po kështu një shtrëngim të rregullave për shkeljet si parakalimet e rrezikshme, vizat e bardha apo mosrespektimi i drejtimit të trafikut.

Shumë prej jush me siguri e kanë lejen e drejtimit në portofol dhe janë gati ta tregojnë nëse ju ndalon policia. Normalisht, duhet ta keni gjithmonë me vetë. Megjithatë, një nga direktivat e miratuara është që në BE të kalohet në një patent dixhitale, e cila të funksionojë në fakt edhe përtej kufijve të brendshëm të bllokut. Në një të ardhme jo të largët, leja e drejtimit do të jetë në telefonin tuaj ose në çdo pajisje tjetër dixhitale, megjithëse mund ta kërkoni për çdo rast edhe variantin fizik nëse dëshironi”, tha Adina Valean, Komisionere europiane e Transportit

Në 2022-shin, në Bashkimin Europian janë regjistruar 20 mijë të vdekur nga aksidentet rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA