Aksioni ndërkombëtar “Shpirti” nxori zbuluar implikimin e disa zyrtarëve në linjën e trafikut.
Drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë Saimir Kurti, shoqëruesit e Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku dalin nga përgjimet si pjesëtarë aktivë dhe zotërues të lëndës narkotike që trafikohej.
“Ne kemi sinjalizuar autoritetet shqiptare për gjërat që kishin dalë nga hetimet tona, u kemi çuar kopje të akteve, u kemi çuar kopje të interpretimeve nga dilnin të dyshuar të rëndësishëm njerëz që do të duhej të përfaqësonin institucionet” u shpreh Francesco Giannett, prokuror i antimafias. Drejtori i administratës dhe dy shoqëruesit ishin të përfshirë direkt sipas hetimeve, duke qenë njëkohësisht edhe garanci për suksesin e operacioneve të trafikut. Të gjithë grupet që bashkëpunonin në kuadër të strukturës kriminale, kishin disa lidhje të tjera të rëndësishme në polici dhe sistemin e drejtësisë.
“Nga provat e siguruara rezulton se Ilirian Ducellari për trafikimin e dorgës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal kishte mbështetjen e zëvendësdrejtorit të Policisë së Vlorës Ilirjan Balla dhe efektivit të Policisë Kufitare të Vlorës Festim Lelaj.
Çdo ngarkesë e Lanit kishte mbrotjen e këtyre zyrtarëve të policisë që garantonin kalimin pa asnjë problem jashtë territorit të Shqipërisë. Për këtë, ata kishin pagesën e tyre bazuar në sasitë që transportoheshin.
“Të gjitha operacionet e trafikut gjatë transportit tokësor të drogës në pronësi të tij, ndiqeshin nga agjentë të policisë që u garantohej një komision nga paratë e fituara të trafikut. Në këtë periudhë, falë lidhjeve të shefit të organizatës me policinë, u bë e mundur fikja për 1 orë e radarëve që monitoronin qarkullimin e mjeteve detare”.
Referuar dëshmive, oficeri i policisë Lelaj thirrej nga trafikantët me nofkën “kokë lopa”. Mariglen Shusha ka zbuluar edhe shifrat konkrete të përfituara nga Balla dhe Lelaj. Në një episod, në dëshmi thuhet se janë paguar 15 mijë euro për në tokë dhe 15 mijë të tjera për në det. Pra, shumat respektive për nëndrejtorin dhe oficerin e policisë kufitare.
Kur anëtarët e organizatës së trafikut binin në rrjetat e institucioneve ligjzbatuese, ata i kishin marrë masat për të mbyllur dosjet në dyert e drejtësisë. Gjatë operacionit “Shpirti”, u prangos edhe ish prokurori Maksim Sota.
Nga bashkëpunëtori i drejtësisë Mariglen Shusha janë referuar rrethana të takimeve dhe bisedave të zhvilluara mes shefit të grupit kriminal Ilirian Duçellari dhe prokurorit Maksim Sota për problem të ndryshme me drjetësinë pasi prokurori ishte i angazhuar për ti zgjidhur këto probleme.
Top Channel