Arrestimi i vrasësit të tre grave në Tiranë, ministri Çuçi: Ngjarja mund të ishte shmangur nëse autori do ishte në burg

01/03/2023 19:55

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të autorit të masakrës së trefishtë në Tiranë, Dan Hutrës.

Teksa përgëzon policinë për kapjen e autorit të vrasjes së tre grave, Çuçi thotë se ngjarja e rëndë mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale.”Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave“, shkruan Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA