Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi në Greqi, ku mbetën të vrarë deri më tani 40 persona.
Me anë të një postimi në Twitter, Begaj i shpreh ngushëllimet popullit grek. Njëkohësisht ai shkruan se qëndrojnë përkrah vendit fqinj.
Postimi në Twitter:
“Të tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje . Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve u uroj shërim të shpejtë. Shqipëria dhe unë qëndrojmë përkrah #Greqisë”.
Shocked by the tragedy of the train collision in neighboring #Greece. Sincere condolences to the families of the victims, and I wish the survivors a quick recovery.
Albania and I stand alongside #Greece.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) March 1, 2023
Top Channel