Vranësira dhe prani të pakta reshjesh, parashikimi i motit për sot
26/02/2023 08:00
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Prani të pakta të reshjeve në skajet veriore.
Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes pa ndryshime në mesditë.
Moti do të përmirësohet nga e marta, por do të shoqërohet me rënie temperaturash pasi do të ketë reshje dëbore në zonat malore.
Top Channel