Forcat e armatosura të Ukrainës do të jenë të gatshme të nisin kundërofensivë në pranverë kundër forcave ruse, që janë duke tentuar ta pushtojnë shtetin, ka thënë zëvendësshefi ukrainas i inteligjencës ushtarake, Vadym Skibitsky.

Ai ka thënë se koha e saktë varet nga disa faktorë – përfshirë dërgimin e armëve perëndimore në Ukrainë, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mposhtjen e sulmuesve rusë.

Një vit pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Skibitsky ka përmendur se synimi i Kievit është që të çlirojë gjithë territorin ukrainas, përfshirë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar Moska më 2014.

“Ne do të ndalemi kur ta kemi shtetin tonë sipas kufijve të vitit 1991”, ka thënë ai.

“Ky është mesazhi ynë për Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Të paktën 8.000 civilë janë vrarë dhe mbi 13.000 të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave zyrtare.

Forcat ruse aktualisht zotërojnë 20 për qind të territorit ukrainas.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA