Tragjedi në Kalabri! Përmbyset anija me emigrantë, humbin jetën mbi 40 persona

26/02/2023 09:21

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kalabri të Italisë, ku 40 persona janë gjetur pa jetë në ujërat e plazhit të “Steccato”. 

Mediat italiane bëjnë me dije se trupat e pajetë janë gjetur pas përmbytjes së një anijeje të mbingarkuar me emigrantë.

Deti i ‘trazuar’ me dallgë të mëdha u bë shkak i përmbysjes së anijes, e cila mbante numër të madh emigrantësh.

Mes viktimave është edhe një foshnjë disa muajëshe, trupi i të cilit, sipas dëshmisë së një zjarrfikësi, është ndër ata që kanë nxjerrë deri tani nga uji nga ekipet e shpëtimit dhe forcat e policisë që po vijojnë operacionet. 

Forcat e policisë po përpiqen të mbledhin dëshmitë e të mbijetuarve për të kuptuar se sa ishin në varkën e mbytur, e cila me sa duket mbante nga 200 deri në 250 emigrantë në bord. Shumë prej tyre erdhën nga Pakistani, Afganistani dhe Sri Lanka.

Dyshohet për numër më të lartë të viktimave ndërsa vijojnë puna për gjetjen e trupave.

Kapiteneria e Portit dhe Guardia di Finanza kanë ndërhyrë në vend për shpëtimin, ku të pranishëm janë  edhe policia e shtetit dhe karabinierët së bashku me personelin e 118 dhe Kryqit të Kuq.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA