Duke nisur nga ky vit akademik, studentët shqiptarë do të kenë mundësinë të kryejnë praktikë në mbi 200 kompani të mëdha gjermane. Historia nis në vitin 2003 në Serbi.
“Historia lidhet fort me ish kryeministrin serb Zoran Xhinxhicc. Kryeministrii ndjere kishte jetuar dhe studiuar për një kohe te gjatë ne Gjerman, atje kishte kryer edhe doktoraturën. Me rikthimin në Serbi, duke qenë I integruar në politikën gjermane mundësoi hapjen e këtij programi të quajtur “Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman”. Filloi në 2003 dhe risia e fundit është që nëpërmjet marrëveshjes “Open Balkan” për herë të parë këtë vit ky program shtrihet edhe në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet vendi ynë, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina. Që të aplikosh për të qenë pjesë e ketij programi formimi duhet të plotësosh disa kushte të jesh student në vitin e fundit Bachelor apo Master, të kesh rezultate dhe potencial premtues dhe mosha, të jesh jo më i madh se 28 vjeç. Informacion më të plotë gjithkush mund të gjejë në faqen e GIZ, që është Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.”- tha Emin Shini, Ekspert Punësimi
Numri i kompanive gjermane ka ardhur në rritje e aktualisht në këtë program marrin pjesë rreth 230 kompani gjermane nga më të mëdhatë. Ky program e ka të kufizuar numrin e bursave. Në total ofrohen 75 bursa për studentët nga të 5 shtetet e Ballkanit.
Top Channel