Kjo do të jetë një barrë sociale për shoqërinë sepse nuk mund ti lësh shtetasit e tu pa pension në moshë pleqërie. Kur ata të arrijnë në moshën 70 vjeç, do ti drejtohen pensionit social që financohet totalisht nga buxheti i shtetit, pra, nga taksapaguesit.

Kjo nuk ndihet sot sepse të gjithë ata që dalin sot në pension i kanë minimalisht 15 vite punë në kooperativa në kohën e komunizmit.

“Skema e sigurimeve shoqërore në bujqësi është mjaft problematike duke pasur parasysh edhe mënyrën e organizimit të shoqërisë shqiptare ku pjesa më e madhe jetonte në fshat. Ndryshe nga vendet europiane që i kanë skema vullnetare, por atje në fshat janë 2-3 % e popullsisë kurse te ne gati 50% e popullsisë.

Ka ardhur koha që të shihet me kujdes skema në fshat. Duhet të gjendet një formë e përshtatshme. Për të qenë të garantuar dhe siguruar” u shpreh Naim Has, Ekspert Për Tregun e Pensioneve.

“Në sektorin e bujqësisë problem është më social dhe më akut, ka fermerë që kanë punuar një jetë në bujqësi dhe nuk kanë bërë pagesat e sigurimeve pas vieteve 90” dhe nuk plotësojnë 15 vite për të marrë atë gjysmë pensioni. Pensioni social duhet të mbushësh moshën 70 vjeç dhe është shumë larg. Janë pa asnjë lloj përkrahjeje” u shpreh Eduart Sharka, Ekspert Financier.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se të vetëpunësuarit në bujqësi për vitin 2022 janë 62 mijë persona, me një rritje prej 4 mijë nga viti paraardhës.

Numri i pensioneve rurale për vitin 2021 ishte 107,390. Që do të thotë se kjo skemë është tejet defiçitare ndaj buxhetit të shtetit. Kjo bën që të vetëpunësuarit në sektorin bujqësor të jenë të painteresuar të derdhin kontributet për të përfituar një pension pleqërie.

Ekspertët shohin si problem të madh koefiçientin që ka vendosur Ministria e Punës dhe çështjeve Sociale për llogaritjen e kontributeve përpara viteve 90”.

“Është një koefiçent që e minimizon kontributin që kanë dhënë kooperativat dhe ndërmarrjet bujqësore, shumica e fermerëve edhe pse kanë punuar 15 vite, marrin 85 mijë lekë të vjetra. Ne nuk kemi kufij të minimumit jetik. Kjo shifër është shumë poshtë minimumit jetik.
Problem i madh është se pavarësisht se masa e kontributit është vendosur me ligj nga 170 tani është 400 mijë në vit për të përfituar si bujk privat sërish pensioni del shumë i vogël” u shpreh Eduart Sharka, Ekspert Financier.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA