“256 vatra”, shpërthejnë zjarret në Kili: Nuk i ndalojmë dot

22/02/2023 12:38

Zjarret masive që kanë shpërthyer në rajonet jugore e qendrore të  Kilit po kthehen në një shqetësim të madh për zonat e populluara atje, pohoi ministrja e brendshme e vendit, Carolina Toha.

Disa prej tyre janë bërë gati të pafrenueshëm në rrugën e vet, duke shkatërruar ndërtesa e duke lënë të paktën 3 tre persona të lënduar rëndë.

Toha pohoi se gjendja paraqitet mjaft problematike sidomos në rajonet e Biobios dhe Araucanias, ku janë shkrumbuar krejtësisht se fundi një shkollë dhe një kishë. Erërat që u përhapën në mbarë rajonin i ushqyen flakët duke bërë që ato të rinisnin furishëm të premten, shtoi ajo.

Deri më tani, në Kili numëron 256 zjarre aktive dhe 151 zjarre të kontrolluara, sipas autoriteteve. Shqetësimi kryesor është se disa nga zjarret aktive mund të zhvendosen në “zona me popullsi shumë të dendur”.

Shfaqja e vatrave, sipas Tohas, përbën një shqetësim madhor. Vendi i Andeve po lufton me disa nga zjarret më të këqija në vite që kanë marrë 24 jetë njerëzish dhe kanë djegur mbi 430,000 hektarë, duke prekur mijëra vetë e duke shkatërruar në total mbi një mijë shtëpi. Toha tha se po ndërmerren veprime për të parandaluar të paktën në këtë pikë, shfaqjen e zjarreve të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA