Regjistrohen 84 mijë fermerë! Formalizohen për të përfituar nga skemat mbështetëse të bujqësisë

21/02/2023 19:46

Numri i fermerëve të regjistruar dhe të pajisur me NIPT për vitin 2022 rezulton të jetë rritur me 35% krahasuar me fundin e viti 2021.

Formalizimi i fermerëve vjen kryesisht si pasojë e skemave financuese që aplikon ministria e bujqësisë. Nafta falas ishte fajtori kryesor.

“Nëse i referohemi shifrave të fundit 2021 rezulton se janë pajisur me NPT 62 mijë fermerë. Ndërsa në fundit e viti 2022, ky numër arriti rreth 84 mijë fermerë të pajisur me NIPT. Një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm ka arriti aplikimi i mbështetës së Skemë s Kombëtare, gjatë vitit 2022 përfituar 42 mijë fermerë me një fond prej 5.1 mld lekësh.”- tha Irfan Tarelli, përfaqësues i MBZHR.

Por bujku me NIPT fermeri mund të përfitojë më shumë se kaq nga formalizimi. Zhdukja e informalitet do të sjellë tregje të reja për prodhimet shqiptare.

“Bujqësia duhet formalizuar sepse në këtë mënyrë kemi mundësi të rrisim eksportet, me produkte më konkurruese në tregun ndërkombëtarë duke kontribuar kështu me një bilanc tregtar më pozitiv seç është. Kush janë elementet pozitive që do të sillnin tek fermerët formalizimin e bujqësisë: së pari ato do të kenë mundësi të përfitojnë kredi të një plani biznesi, së dyti, ato mund të përfitojnë grante nga projektet ndërkombëtare dhe së fundi fermerët do të jenë të formalizuar në tregun formal të punës ku në të ardhmen do të kenë mundësi dhe marrjen e një pensioni për shkak të kontributit të sigurimeve shoqërore.”-tha Romina Radonshiqi, Eksperte Ekonomie

Sipas MBZHR, qarqet që kanë shënuar fluksin më të lartë të pajisjes me NIPT janë Fieri, Korça, Elbasani, Berati dhe Vlora, zonat kryesore të prodhimit bujqësor, ndërsa më pak fermerë të regjistruar rezultojnë në Lezhë dhe në Sarandë gjithësesi janë zonat me sipërfaqe të mëdha bujqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA