Gjergj Hani ishte vetëm 16 vjeç kur e kanë dënuar përgjatë viteve të diktaturës.
Arsyeja ishte dëshira e tij për liri dhe për të parë botën. Nga Durrësi ai donte të arratisej për të pasur një të ardhme më të mirë, por përfundoi pas telave.
Historia e tij, dhe të rinjve të tjerë që patën të njëjtin fat pasqyrohet në ekspozitën “Fëmijët pas telave’ në Sheshin Skënderbej. Organizuar nga Insitituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, në ditët e kujtesës.
Ekspozita përkujton represionin e ushtruar nga regjimi komunist edhe ndaj fëmijëve, duke shkelur plotësisht të drejtat dhe liritë e tyre.
Ajo hedh dritë mbi fakte të reja në lidhje me jetën e përditshme të fëmijëve në vendet e internimit, pa kushtet minimale të jetesës, pavarësisht propagandës së regjimit dhe në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.
Top Channel