Ndodhemi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, ku së fundi janë shtuar edhe 4 laboratorë dhe 1 Qendër Multifunksionale.

“Janë rreth 2000 studentë që përfitojnë nga infrastruktura e Gjuhëve të Huaja. Njëri nga laboratorët do t’I shërbejë masterit të Trajtimit Automatik të Gjuhëve,një master që është diplomë e përbashkët me universitetin “Paris Sorbonne Nord”, dhe ku janë regjistruar 14 studentë shqiptarë dhe 18 studentë francezë. Studentët tanë mund ta kryejnë një vit të plotë në Francë dhe anasjelltas, studentët francezë mund të studiojnë 1 vit në Tiranë. Këtu jemi në Laboratorin e kërkimit Shkencor, një ambient ku vijnë e punojnë doktorantët, që janë regjistruar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Secili ka vendin e tij të punës, kompjuterin dhe një tabelë interaktive, e cila është e teknologjisë së fundit dhe që mundëson organizimin e ditëve studimore të doktoratës me studentë të huaj, pedagogë të huaj, apo trajnime të ndryshme, për të cilat ata kanë nevojë, apo ndajnë përvojat mes njëri-tjetrit. Këtu jemi në Laboratorin e Masterit të Trajtimit Automatik të Gjuhëve, këtë diplomë të dyfishtë që kemi me universitetin francez. Ky master synon përgatitjen e studentëve në trajtimin automatik të gjuhëve, krijimin e bazës së të dhënave për fjalorë elektronikë, për krijimin e programeve të ndryshme të mësimdhënies.” tha Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Në Qendresën Multifunksionale aktualisht nuk ka shumë student, pasi janë me sezon provimesh, por ne takuam studentin e vitit të parë të degës Italisht, Endi Sulaj.

“Qendra shërben më shumë si pikë mbledhje, për të gjithë studentët, ku ata mund të vijnë në një moment që kanë pushim midis orëve, ose të socializohen me njëri–tjetrin. Nisma e fundit që ka ndërmarrë klubi ynë ka qenë ajo në bashkëpunim me klubin e Vullnetarevë, ku e përdorëm këtë qendër si pikë për grumbullimin e gjithë ndihmave, që i dërguam tek Ambasada Turke në Tiranë, për t’i çuan më pas drejt të mbijetuarve nga tërmeti në Turqi dhe Siri.”- tha Endi Sulaj, Student, Fakulteti I Gjuhëve të Huaja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA