Një burrë i armatosur me tre armë qëlloi për vdekje ish-gruan e tij dhe pesë persona të tjerë në një zonë të vogël rurale në shtetin amerikan të Mississippi.

Viktimat u qëlluan në disa vende, përfshirë një dyqan dhe dy shtëpi, në Arkabutla, një komunitet me më pak se 300 banorë.

52-vjeçari Richard Dale Crum është akuzuar për vrasje të shkallës së parë dhe po mbahet në burgun e qarkut. Ende nuk është identifikuar motivi i sulmit të tij. I dyshuari besohet se ka vepruar i vetëm, pohoi guvernatori i Mississippi, Tate Reeves.

Terrori nisi kur personi i armatosur hyri në dyqanin e një pikë karburanti dhe qëlloi një burrë me të cilin, sipas sherifit Brad Lance nuk ka asnjë lidhje të dukshme. Më pas ai shkoi në një shtëpi aty pranë ku qëlloi për vdekje ish-gruan e tij dhe e goditi, por nuk e vrau të fejuarin e saj.

Hetuesit thonë se agresori më pas shkoi me makinë në një banesë pranë shtëpisë së tij qëlloi për vdekje një burrë që mund të ketë qenë njerku i tij, si dhe një grua ende të paidentifikuar, siç raporton New York Times.

Paskësaj, ai shtiu edhe mbi dy persona të tjerë, njëri brenda një automjeti, tjetri në rrugë, jo shumë larg shtëpisë së tij. Dy viktimat e fundit duket se kanë qenë punëtorë ndërtimi të cilët punonin diku aty në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA