Tiranë/ Humb kontrollin e kamionit dhe del nga rruga, dëmtohet shoferi
18/02/2023 22:50
Një 50-vjeçar ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar.
Nuk dihet ende gjendja e tij, por sipas uniformave blu, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 18.02.2023, në Fushë-Prezë, shtetasi F. L., 50 vjeç, duke drejtuar mjetin (kamion), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, 50-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel