OKB-ja miraton ndihmën prej 250 milionë dollarësh për Afrikën, Guterres: Janë prekur shumë nga uria dhe thatësira

18/02/2023 20:35

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së  Antonio Guterres njoftoi ndihmën më të fundit prej 250 milionë dollarësh për të mbështetur personat më në nevojë në Afrikë.

Duke folur në samitin e 36-të të Bashkimit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë, Guterres u shpreh se afrikanët janë prekur shumë nga uria dhe thatësira që ka pushtuar vendin e tyre.

Edhe pse në thelb të mbledhjes së tyre ishte Afrika, aty nuk ishte i pranishëm një nga përfaqësuesit e përhershëm të tyre.

“Bashkimi Afrikan po ndërmerr një hap frymëzues për të shfrytëzuar potencialin e madh të këtij kontinenti të madh. Afrika është e gatshme për përparim. Padrejtësia më e madhe që ekziston sot në Këshillin e Sigurimit është mungesa e të paktën një anëtar i përhershëm afrikan”, u shpreh Antonio Guterres – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Me anë të kësaj ndihme OKB-ja konfirmoi edhe njëherë vazhdimësinë e bashkëpunimeve me Bashkimin Afrikan.

Antonio Guterres vlerësoi përpjekjet e liderëve afrikanë për të qenë të bashkuar nën temën e realizimit të kontinentit të integruar, paqësor dhe të begatë.

“Axhenda duhet të promovojë përfshirjen financiare dhe ekonomike të grave në nxitjen e zhvillimit. Kjo përfaqëson rrugën e vërtetë për krijimin e vendeve të punës, përdorimin e potencialit të të rinjve”, tha Antonio Guterres – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Ndryshimi global i klimës po shkakton thatësirë ​​dhe mungesë ushqimesh në kontinent. Ai gjithashtu premtoi se do të mbështesë përpjekjet e Bashkimit Afrikan për të garantuar paqen dhe sigurinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA